AKTUALITET, 28 Shkurt 2019, 14:11

A e ka mbështetjen e Ramës dhe po u bën shantazh zyrtarëve me dosje kompromentuese? Ja çfarë thotë Tahiri

A e ka mbështetjen e Ramës dhe po u bën shantazh zyrtarëve

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lëshuar akuza të forta në adresë të prokurorisë, e cila pasi i komunikoi akuzat kërkon ta marrë atë si të pandehur.

Në daljen e tij nga Krimet e Rënda, ku u njoh me akuzat për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Tahiri ka deklaruar për mediat, se do t’i shkojë të vërtetës deri në fund, pas pasur nevojë për mbështetjen e askujt vetëm të të vërtetës së tij.

Pyetur nëse e ka mbështetjen e Ramës dhe nëse ai disponon materiale kompromentuese me të cilat u bën shantazh zyrtarëve të lartë, Tahiri dha këtë përgjigje:

Zoti Tahiri, flitet se ju keni materiale kompromentuese me të cilat u bëni shantazhin zyrtarëve të lartë? A i dispononi këto dhe kur do t’i publikoni?

Këtij vendi kaq të vogël i mjafton baba Taku me çantën e zezë dhe nuk ka nevojë edhe për Saimir Tahirin, unë kam nevojë vetë për të vërtetën time. Dhe kaq më mjafton për gjithçka.

A e keni mbështetje e Ramës që po përcjell mesazhe për kërkesë për falje?

Nuk më duhet fare, nuk më duhet mbështetja e askujt, por vetëm e vërteta ime. Nëse mendoni se duhet mbështetja e dikujt dhe të jesh te sqetulla e dikujt gaboni.