AKTUALITET, 28 Shkurt 2019, 14:04

“A disponon video që të kërcënoni politikanë?”, Tahiri: Mjafton valixhja e Baba Takut…

“A disponon video që të kërcënoni

Pas paraqitjes si i pandehur në Gjykatën e Krimeve të rënda, ku u njoh me akuzën, ish-ministri i Brendshëm saimir Tahiri dhe një prononcim për gazetarët, ku e cilësoi procesin ndaj tij si të turpshëm dhe politik.

Duke ju përgjigjur interesit të mediave, pas mesazheve të koduara herë pas herë, nese ka ndonjë material me video për ndonjë politikan, Tahiri u përgjigj me ironi se mjafton valixhja e Baba Takut për këtë vend të vogël.

A dispononi ju materiale me video që kërcënoni politikanë të caktuar në vend? 

“Këtij vendi të vogël i mjafton Baba Taku dhe valixhja e tij, nuk ka nevojë për një Baba Tak të dytë.”- u shpreh Tahiri.

Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët nëse ka mbështetjen e kryeministrit në këtë proces, ish ministri i Brendshëm u përgjigj shkrurt duke deklaruar se nuk ka nëzojë për mbështetjen e askujt.