TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i moshuar është mbytur ditën e sotme në plazhin e Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 në lagjen numër 13 në Durrës, në afërsi të Pistës “Iliria”.
Mësohet se i moshuari ka qenë vetëm në plazh dhe pa mjete identifikimi, kështu që nuk është bërë ende i ditur emri i viktimës.
Policia jep disa detaje ku thotë se ai është rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë.
I moshuari është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë. Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.
“Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qenë arrest kardiak. Po punohet për identifikimin e kufomës”, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.