TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej disa ditësh në portalet online po qarkullojnë zëra se Agron Llakaj do të rikthehet në Portokalli, pas një ftese që i është bërë nga drejtuesit e Top Channel.
Rikthimi i Llakajt pas 8 vitesh në spektaklin ku karriera e tij pati kulmin, zgjoi kërshërinë e publikut, por që duket ky lajm nuk është aspak i vërtetë.
Nëpërmjet një prononcimi për “Revista Who”, aktori dhe producenti ka treguar se “Portokalli” është vendosur përjetësisht në ‘kornizë’, dhe nuk e ka menduar asnjëherë kthimin në atë spektakël, që me dashamirësi Llakaj e quan akademia e parë e humorit shqiptar.
“Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…,nuk është aspak e vërtet.
“Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për “Top Channel” e kam të gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj rrace njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti!
“Portokallisë” i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. “Portokallia” është e “Top Channel” dhe nuk identifikohet me askënd”, është shprehur Agron Llakaj.