TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptarë janë arrestuar në portin e Barit në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Gjatë kontrollit në doganën e portit të Barit në automjetin e tyre që vinte nga Holanda me destinacion Shqipërinë, u gjetën rreth 7 kg kokainë dhe më shumë se 150 mijë euro.
Kamioni transportonte patate të ngrira nga Holanda në Shqipëri dhe kalonte tranzit përmes portit të Barit. Lënda narkotike së bashku me paratë ishin fshehur në një vend të modifikuar enkas në kabinën e shoferit.
Dy shiqptarët 30 dhe 44 vjeç, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane në burgun e Barit. Në kamion kishte rreth 20 ton patate me destinacion Shqipërinë.
Pak kohë më parë dy ngarkesa me kokainë që po vinin në Durrës, janë zbuluar në portin e Maltës.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=vxXzanHG4bU