LIFESTYLE, 5 Korrik 2020, 17:09

6500 euro për një natë, aktori Kivanç Tatlitug merr me qira vilën për hir të prindërve

Aktori shumë i dashur turk, Kivanç Tatlitug, ka dy shtëpi në Bodrum, por nuk po jeton në asnjëherën prej tyre.

Për shkak të situatës alarmante nga koronavirusi, ai i ka vendosur dy banesat në dispozicion familjarëve, prindërve dhe anëtarëve të tjerë të familjes së madhe.

Ndërsa, vetë aktori dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer, kanë vendosur të marrin një vilë me qira po në Bodrum për të kaluar disa ditë pushime.

Vila e ndërtuar me 50 mijë gurë, ku qiraja e një nate në vilën e aktorit kushton plot 6500 euro. Çifti do të qëndrojë në këtë vilë për 10 ditë dhe pagesa që ka bërë është plot 500 mijë lira turke.