LIFESTYLE, 5 Korrik 2020, 09:25

“Gëzuar o e uruar”, Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shijojnë dashurinë e tyre pa u fshehur nga të tjerët, postojnë video nga darka romantike

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë nisur pushimet së bashku dhe shihen më të lumtur se kurrë. Aktori i humorit ka publikuar një video, ku shihet duke përplasur gotat bashkë me Jonidën. “Jonida Maliqi, gëzuar o e uruar!”, ka shkruar ai sipër videos se publikuar në instastory. Duket se ata të dy janë duke shijuar një darkë romantike nën shoqërinë e njëri tjetrit. Tashmë çifti nuk heziton që te ndajë foto dhe video me njëri tjetrin në rrjetet sociale. Para pak ditësh ata të dy pushuan së bashku në Mal te Zi prej nga ndanë në Instagram dhe foton e parë si çift.
 
View this post on Instagram
 

Peace is the promise you keep ?@jonidamaliqi

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj) on