LIFESTYLE, 5 Korrik 2020, 12:59

Në krahët e Eduard Selamit, Ilva Tare prezanton për herë të parë familjen e plotë

Në krahët e Eduard Selamit, Ilva Tare prezanton për herë
Gazetarja e njohur, Ilva Tare ka publikuar për herë të parë portretin e plotë familjar. Ajo ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me bashkëshortin ish-kryetarin e Partisë Demokratike Eduard Selami dhe dy fëmijët e saj. Familja duket shumë e lumtur, pasi e vogla e tyre Melodi feston 5-vjetorin e lindjes. Ndërkohë Ilva shprehet e befasuar, pasi nuk po i besohet se si vitet ikin kaq shpejt. ‘Si rriten keshtu dhe vetem kur sheh qe ka feste ne shtepi! Ne ditelindjen e Mel’, shkruan gazetarja. Ndërsa foto ka marrë shumë komente, të cilat e urojnë Melodinën dhe familjen e saj.