AKTUALITET, 25 Dhjetor 2019, 22:21

Ende nuk ka përfunduar, shembet një pjesë e By Pass-it të Tepelenës. Ura nuk mban betonin

By-Passi i qytetit të Tepelenës ende pa përfunduar punimet ësthë shkatërruar. Një pjesë e tij, ku po ndërtohej një urë është shembur dhe është bërë e pamundur hedhja e betonit.

Foto nga ura e shembur, e cila është ende një proces punimi, por një pjesë e saj gjatë hedhjes së betonit ka rënë për shkak të rrëshqitjes së skelave mbajtëse.

Ndërtimi i bypass-it të Tepelenës nga qeveria Rama synon lidhjen e dy segmenteve të rëndësishëm, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë, duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin, por cilësia e punimeve po vihet në dyshim nga qytetarët ,ndonëse nuk ka përfunduar ende.

Një rrugë shumë e rëndësishme që ka kushtuar miliona euro po shembet ende pa u përfunduar, por shkaqet ende nuk dihen.