AKTUALITET, 9 Dhjetor 2018, 10:51

Deklarata e fortë/“Kujdes prokurori, po zhytesh thellë nga ku nuk do dalësh dot”

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, hedh akuza ndaj prokurorisë lidhur me veprimet e mosveprimet e këtij institucioni për ç’ka po ndodh me Unazën e Re.

“Hajdutet qeveritare dhe private te 18 milion eurove bredhin te lire dhe fshehin provat, prokurori po e rendon veten!!! Afera kriminale e grabitjes nga qeveria e e 18 milion eurove vetem te nje cope rruge te Unaza e Re eshte ne syte e te gjitheve dhe provat e tmerrshme jane tashme prone e publikut. Te gjithe personat pergjegjes jo vetem jane te lire,por levizin edhe jashte shtetit pa asnje kufizim”, shprehet Vasili në një shënim në Facebook.

asasa

“Jane te lire te prishin e te fshehin prova te nje afere korrupsioni te pashembullt dhe skandaloze. Kryeministri, ministri, drejtori, privatet e perfshire si mbulues dhe presta nome te kesaj afere shetisin te lire. Prokuroria qe per turpin e saj ka arrestuar e ndaluar qytetaret per banalitete si riparimin e tualetit apo murit te shtepise ben rolin e budallait,nuk ndalon asnje nga hajdutet dhe lejon me ndergjegje prishjen e provave dhe inkursionet e qeveritareve me trasta parash ne dore, qe vijne verdalle neper bote per te manipuluar provat e pakundershtueshme. Edhe nje here kujdes prokurori po zhytesh thelle nga ku nuk do dalesh dot”, shton ai.