TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendet perëndimore akuzojnë Bjellorusinë për pirateri dhe kërkojnë mënyra për t’iu përgjigjur lëvizjes provokuese të regjimit Lukashenko, i cili devijoi fluturimin e avionit Ryanair nga Athina në Vilnius, duke e detyruar të ulet në Minsk.
Ky veprim u bë për të arrestuar gazetarin Roman Protasevich.
Çështja do të dominojë bisedimet në samitin e sotëm europian, por mënyrat për t’u përgjigjur janë të kufizuara.
Brukseli dhe Uashingtoni kanë vendosur tashmë një seri sanksionesh ekonomike mbi Minsk që nga viti i kaluar për shtypjen e tij brutale të protestave anti-Lukashenko.
Këto sanksione nuk ndikuan në sjelljen e Aleksandër Lukeshankos, aleat i ngushtë i Moskës. Zyrtarët nga regjimi bjellorus janë të ndaluar të udhëtojnë dhe të bëjnë biznes në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara. Një masë tjetër që diskutohet është anashkalimi i hapësirës ajrore të Bjellorusisë në fluturimet ndërkombëtare.
Tashmë, linja ajrore letoneze Baltic është kompania e parë që njofton se nuk do të përdor hapësirën ajrore bjelloruse në fluturimet e saj.
Franca dhe partnerët e saj evropianë janë duke hartuar masa për të pezulluar fluturimet në hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe për të ndaluar uljen e avionëve kombëtarë të linjës ajrore të Belavia në aeroportet e Bashkimit Europian, ka njoftuar presidenca franceze.
“Ne jemi duke punuar në një paketë masash përveç sanksioneve kundër personave dhe është e mundur që të ndalojmë kalimet tokësore me BE,” sipas një burimi në zyrën e Emanuel Macron.
CEO i Ryanair Michael O’Leary foli për piraterinë e Bjellorusisë dhe tha se besonte se agjentët e KGB shërbimet sekrete ruse dhe bjelloruse kishin hipur në avion nga Athina dhe kishin zbritur në Minsk.
Kjo do të thotë që Ryanair ka detajet e pasaportës së këtyre agjentëve që u zhdukën pas zbarkimit dhe informacione të tjera që mund të ndihmonin në hetim. Shefi i policisë lituaneze tha se 126 pasagjerë ishin nisur nga aeroporti i Athinës dhe 121 arritën në Vilnius./Përktheu Abc News