AKTUALITET, 24 Maj 2021, 14:43

KAS rrëzon kërkesën e PD për provat shtesë për Shkodrën, kërkon të dhënat e kryqëzuara nga pajisjet e identifikimit elektronik

KAS rrëzon kërkesën e PD për provat shtesë për

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ rrëzon me shumicë votash kërkesën e PD për provat shtesë për qarkun e Shkodrës. KAS rrëzoi marrjen e 19 provave të reja të paraqitura nga PD.

Dy anëtarë të KAS kërkuan të administrohen si provë të dhënat e kryqëzuara nga pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve, shenjave të gishtave për zonën zgjedhore në qarkun Shkodër nëse ka raste të votimit të dyfishtë ose familjar.

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave vendosi ta vazhdojë nesër seancën.