AKTUALITET, 13 Korrik 2026, 13:50

Aksi Laç-Mamurras/ Momente paniku në një pikë karburanti, makina përfundon mes automjeteve të parkuara

Aksi Laç-Mamurras/ Momente paniku në një pikë karburanti,

Një aksident thuajse i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, më 12 korrik, pranë një pike karburanti. Ngjarja ka ndodhur në aksin e autostradës Laç-Mamurras, një autoveturë ka përplasur disa automjete të parkuara.

Drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij duke përfshirë mjetet e parkuara pranë pikës së karburantit, ndërsa dëmtime janë shkaktuar dhe në distributorët.

Drejtuesi automjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për ndihme mjekësore ne spitalin e traumës. Policia, grupi hetimor në vendngjarje, hetojnë shkaqet e plota të këtij aksidenti.