AKTUALITET, 17 Qershor 2021, 18:30

37 viktima nga Covid në Itali, 1325 raste të reja në 24 orët e fundit

37 viktima nga Covid në Itali, 1325 raste të reja në 24 orët

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali nga 200 315 testime janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 1325 raste të reja me Covid.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 37 persona, duke e çuar në 127 190 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ndërkaq duket se numri i shtrimeve në spitale ka ardhur në ulje krahasuar me një ditë më parë, në orët e fundit vetëm 444 persona janë shtruar në spital në kujdes intensiv.

Të shtruarit në spital me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 2,888 persona.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid ka shkuar në 4,249,755 persona mes të cilëve betejën me sëmundjen e kanë fituar 4,023,957 qytetarë.