BOTA, 29 Tetor 2017, 08:42

Do i rikthejë fondet Britanisë vetëm 30 vjet pas BREXIT

Do i rikthejë fondet Britanisë vetëm 30 vjet pas BREXIT

Banka Europiane ka refuzuar të rikthejë miliarda euro të taksapaguesve britanikë në Londër, pas finalizimit të negociatave të divorcit mes Britanisë dhe Brukselit. Ky veprim në një kohë që BE kërkon edhe shuma marramendëse dëmshpërblimi për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni.

Si një prej aksionerëve të projektit europian Mbretëria e Bashkuar zotëron 16% të kapitalit të investuar në BE, por këtë kapital nuk mund ta tërheqë më parë se në 2054 ka thënë zv.presidenti i bankës Alexander Stubb. Ky i fundit mohoi se këtë veprim banka e bën në formë hakmarrje për vendimin e popullit britanik, ndonëse në të shkuarën ai e ka konsideruar BREXIT një absurditet.

Natyrisht të besohet se ky nuk është thjesht revanshizëm europian bëhet edhe më e vështirë, teksa në vijimësi të intervistës kur po shpjegonte se përse nuk mund t’i kthehen fondet Britanisë është shprehur: “Duhet bërë me pjesë, sepse edhe Britania duhet të paguajë koston e largimit. Nëse do të jetonim në një botë perfekte Britania nuk do të kishte ikur fare nga BE”.