X

Shqipëria dërgon 30 mjekë në Bergamo, Rama: Nuk e shoh dot Italinë në vështirësi!

Qveria shqiptare do të dërgojë 30 mjekë në Itali, për të ndihmuar vendin në luftën ndaj koronavirusit.

Kështu raporton media prestigjioze italiane Corriere della Serra.

Sipas kësaj gazete, marrëveshja është bërë mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm italian, Luigi Di Maio, gjatë një telefonate dhe mjekët shqiptarë do të qëndrojnë në Itali për një periudhë një mujore. Ata do të paguhen nga Shqipëria.

30 mjekët shqiptarë, do të shërbejnë në qytetin e Bergamos, zona më e prekur në Itali nga koronavirusit dhe ku numri i fataliteteve është më i larti.

Gazeta italiane citon kryeministrin Rama të ketë thënë se “nuk e sheh dot Italinë në vështirësi” dhe se “e duam Italinë”.

Mjekët shqiptarë do të priten në aeroport nga ministri Di Maio.

Një ndihmë të ngjashmë, me këtë që po ofron Edi Rama, e ka dhënë edhe Kina, e cila ka dëguar qindra mjekë në shtetin Italian.

Ndërkohë në Shqipëri, qeveria ka imponuar një izolim total të qytetarëve, në mënyrë që virusi Covid-19, të mos përhapet dhe sistemi i brishtë shëndetësor, me numër të kufizuar mjekësh dhe pajisjesh, të mos mbingarkohet dhe të mos pësojë kolaps, në mënyrë që të shpëtohen sa më shumë jetë.

Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi në mbarë botën. Deri në këto momente kanë ndërruar jetë 9,134 persona dhe janë infektuar 86,498 të tjerë.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Heqje patentash, bllokim mjeti, gjobat për këmbësorët e tregtarët, ç’ndodhi 24 orët e fundit

Policia e Shtetit bën me dije se në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 10.000 lekë, 71 shtetas, të...

Close