SPORT, 2 Nëntor 2021, 21:01

Messi është më i keqi i Ligue 1, zbulohet statistika e pabesueshme

Messi është më i keqi i Ligue 1, zbulohet statistika e

PSG fiton në fushë dhe e bën pa ndihmën e Lionel Messit.

Argjentinasi, në fushë nga minuta e parë kundër Lille, ka qenë i detyruar të zëvendësohet pas pjesës së parë për shkak të një problemi fizik.

Pavarësisht dëmtimit të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, lojtarët e Pochettinos kanë arritur të fitojnë kundër Lille falë golave të Marquinhos dhe Di Marias.

Megjithatë, në qendër të vëmendjes mbetet numri 30 argjentinas. Në fakt, siç ka bërë të ditur Opta, Messi ka regjistruar një rekord negativ me të vërtetë të papritur në kampionatin francez.

Pleshti është sulmuesi që ka gjuajtur më shumë drejt portës pa gjetur golin. Plot 15 goditje për të drejt kuadradit, vetëm 4 prej të cilave në portë, por asnjë gol.

Në fakt, golat e vetëm të Messit kanë ardhur në Champions League. Në ndeshjen kundër Manchester Cityt dhe në atë pasuesen kundër Leipzig, ku ka realizuar një dygolësh.