TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Anila Basha, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se sipas informacioneve të saj, Gjykata Kushtetuese pritet t’i hape rrugë zgjedhjeve në gjashtë bashki të vendit.
Basha ngritje pikëpyetje se çfarë do të ndodhë me kandidatët e Partisë Demokratike, ndërkohë që aty zhvillohet lufta Berisha-Basha dhe do të mblidhet Kuvendi. Ajo hodhi hipotezën se Berisha mund të dalë në zgjedhje me kandidatët e tij dhe madje të fitojë bashki, si ajo e Shkodrës.
Anila Basha: Pritet ti hapet rrugë zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki. Shpallen zgjedhjet për 45 ditë. Nuk kemi kohë të bëjmë zgjedhjet e PD-së. Mbaron Gjykata Kushtetuese, presidenti i nxjerr pas dy javësh. Si do të futet PD në zgjedhje? Berisha me kandidatët e vet? Basha me të vetët? Ju e humbisni Shkodrën me këtë. Nëse vendimi merret nesër, zbardhet për dy jave, jemi mes nëntorit, presidenti e nxjerr dhe në mes të janarit kemi zgjedhje.
Ju do të t’i keni bërë zgjedhjet për të zgjedhur kryetarin? Sepse Kuvendi i PD, do të vendosë bazat për zgjedhjet një anëtar një votë.
Ylli Rakipi: Këto i merr Rama të gjashta, se këta në PD janë lesh e li.
Anila Basha: Ose zoti Berisha nxjerr gjashtë kandidatë.
Arben Ristani: PD do t’i zgjidhë të gjitha këto.