Në Këshillin e Legjislacionit, teksa deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho ishte duke artikuluar mendimin e saj lidhur me ndryshimet që pritet të bëhen në Kushtetutë në krah të saj u pa që Taulant Ballën nuk po e zinte vendi.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së kishte në krah të djathtë ish Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn. Papritur u kthye nga ajo dhe i shkeli syrin, i pandërgjegjshëm se kamera e kuvendit e kishte përfshirë edhe atë në objektiv. Gjesti i pahijshëm, që nuk dihet me çfarë kuptimi u dha, nuk u dallua nga deputetët e pranishëm në mbledhje, por binte shumë në sy në kamera. Shikoni videon më poshtë: