TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Anila Basha ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për luftën Berisha-Basha në Partinë Demokratike.
Basha tha se kjo është një luftë mes dy individësh dhe duket se tashmë të gjithë janë kundër Lulzim Bashës, madje sipas gazetares, ai nuk e ka autoritetin të fortë as brenda grupit parlamentar.
“Eksperienca politike ka treguar që ndryshojnë emrat e pesonazheve. Sido të bëhet lufta, populli gënjehet.
E shoh luftën thjesht midis dy individësh. Nuk mund të jenë të gjtihë dakord me doktorin, por këtu duket sikur janë të gjithë kundër Bashës.
Edhe grupi parlamentar, a ka ndikim zoti Berisha sot, po të marrë në telefon deputetët e PD?
Autoriteti i Bashës nuk është aq i fortë as në grupin parlamentar, por Berisha i ka lënë vetë disa deputetë duke mos i përfshirë”, tha ndër të tjera gazetarja Basha.