AKTUALITET, 1 Nëntor 2021, 21:59

Shkoi i plagosur në spital, gardisti: U vetëplagosa, arma u shkreh pa dashje!

Shkoi i plagosur në spital, gardisti: U vetëplagosa, arma u shkreh pa

Gardisti, i cili një ditë më parë ka shkuar i plagosur në ambientet e spitalit të Durrësit, ka dëshmuar për efektivët e policisë. Sipas burimeve, ai mësohet të ketë thënë se gjithçka ka qenë aksidentale.

“Nuk ka asnjë ngjarje apo përplasje me persona të tjerë. U vetëplagosa me armën e shërbimit, e cila në një moment u shkreh pa dashje dhe plumbi më kapi në këmbë. Njerëzit e mi më sollën në spital, kjo është e gjitha”, ka deklaruar gardisti.

Ndërkohë sipas policisë, 29-vjeçari është paraqitur gjatë mbrëmjes së djeshme në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë shërbim shëndetësor pasi kishte marrë një plumb në trup prej armës së shërbimit.

~tpz.al~