AKTUALITET, 31 Tetor 2021, 17:31

Itali/ I riu shqiptar grabit një dyqan në Milano, arrestohet nga policia

Itali/ I riu shqiptar grabit një dyqan në Milano, arrestohet nga

Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi grabiti një dyqan në Milano. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku 21-vjeçari shqiptar ka thyer xhamat e një vitrine dhe ka marrë nga dyqani një kompjuter dhe dy telefona.

Pasi kreu grabitjen, i riu shqiptar është larguar me skuter nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila identifikoi autorin dhe më pas e arrestoi.

Fillimisht shqiptari tentoi të largohej, por gjatë arrestimi ai plagosi në dorë një nga efektivët e policisë. I riu shqiptar pas arrestimit iu dorëzua autoriteteve për veprime të mëtejshme.