LIFESTYLE, 30 Tetor 2021, 19:22

Aktorja shqiptare fiton çmimin e rendësishëm në Festivalin e Filmit në Spanjë

Aktorja shqiptare fiton çmimin e rendësishëm në Festivalin

Aktorja Yllka Gashi ka fituar çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit. E “Zgjoi” nën regji të Blerta Bashollit ka fituar Çmimin “Fundos”. Ka qenë festivali spanjoll “Seminci” që i ka bërë me dije fituesit në kategoritë kryesore.

Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori universale që frymëzon këdo në botë. Sepse tregon historinë e dikujt që vuan, por që i duhet të kalojë këtë situatë e të arrijë qëllimet e veta. Është një histori e vërtetë dhe më pëlqen që në filma mund të shohësh edhe gra të forta, jo vetëm viktima. Pra të shohësh gra që janë të afta të marrin në dorë fatin e tyre. Ka qenë nderi i jetës sime të luaj këtë rol dhe të nderoj Fahrijen”, ka thënë Gashi gjatë pranimit të çmimit.

Filmi shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe. Festivali Ndërkombëtar i Valladolidit këtë vit  mban edicionin e 66-të.

~tpz.al~