AKTUALITET, 29 Tetor 2021, 08:50

Abuzim me tenderin 7 milionë lekë në Bashkinë e Durrësit, kush janë 8 të arrestuarit, zyrtarë dhe administratorë

Abuzim me tenderin 7 milionë lekë në Bashkinë e

Tetë persona, Zyrtarë dhe punonjës të kompanive private kanë rënë në pranga për abuzimin me tenderin 7 mln lekë në Bashkinë e Durrësit.

Burime konfirmojnë se të arrestuarit janë: Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Artan Taho, Kastriot Beqaraj, Indrit Matmuja, Gjergj Markola, Riza Sulaj, Lulzime Rami, Albion Bushi.

Adriatik Velaj është Drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës kurse Albion Bushi administratori i  R&R GROUP.

Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit Albion Bushi, E.R., L.R. dhe R.S., administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi i dytë i K.Penal, duke dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi.

Në procedurën e prokurimit me REF-57495-05-06-2020, të zhvilluar nga Bashkia Durrës, në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH), janë evidentuar shkelje ligjore./Abcnews/