TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Rusia dhe Serbia po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës në Ballkan.
Këtë reagim, Hoxhaj e bëri pas shkrimit të gazetarit Tim Judah, në gazetën prestigjioze “The Economics” ku flitej për shtimin e armatimit nga ushtria serbe, duke e rritur kështu edhe buxhetin për ushtrinë për më shumë se 70 për qind.
Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Rusia e Serbia kthimin e historisë së dhunës po e bëjnë përmes anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.
“Rusia dhe Serbia përmes përfaqësuesit të tyre Dodik po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës! Kjo është pasoja e garës së armatimit në Ballkan! Blerja e armëve nga Serbia dhe Republika Serbe në Bosnjë duke krijuar ushtrinë e saj do të zëvendësojë bashkëpunimin e dobët rajonal me konfrontim të fortë!”, shkruan Hoxhaj.