BALLKAN, 27 Tetor 2021, 15:29

EMRAT/ Akuzohen për vrasje, policia norvegjeze shpall në kërkim dy vëllezërit shqiptarë

EMRAT/ Akuzohen për vrasje, policia norvegjeze shpall në kërkim

Valon dhe Visar Avdyli, dy vëllezër shqiptarë nga Kosova janë shpallur në kërkim nga policia norvegjeze për një vrasje të ndodhur në Mortensrud më 7 tetor.

Policia e Oslos ka publikuar fotot e dy vëllezërve shqiptarë të cilët janë kapur nga kamerat e sigurisë në Gardermoen pak para se të fluturonin për në Prishtinë të shtunën më 9 tetor.

Vëllezërit akuzohen për vrasjen në bashkëpunim në vrasjen e 20-vjeçarit Hamse Hashi Adan i cili u qëllua jashtë shkollës në Lofsrud.

Ata i kanë thënë avokatit të tyre Svein Holden se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Në vitin 2016, vëllezërit Avdyli u bënë të parët në Norvegji që u dënuan sipas klauzolës së re kundër terrorizmit.

Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terroriste IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për IS-in përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.