TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me kërcënimin ndaj tij. Për këtë çështje, Kurti ka folur sot në një konferencë për media.
Ai tha se nuk ndihet i rrezikuar por se organet e rendit kanë marrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje.
“Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar por janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë ai.
Ndërkohë mbrëmë nga zyra e tij kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.