Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim.
Sipas Apelit, Thaçi ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi eshte akuzuar më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për krime lufte. Përveç tij, me te njejtat akuza eshte edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e Kadri Veselin si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.