AKTUALITET, 27 Tetor 2021, 19:33

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë disa shtëpi në fshatin Valare

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë disa shtëpi

Një kasolle në Gjirokastër është përfshirë nga flakët sot në mbrëmje.

Kasollja me bar dhe kashtë ndodhet pranë shtëpive në fshatin Valare.

Tre automjete zjarrfikëse dhe 6 punonjës kanë mbërritur në zonë për të neutralizuar zjarrin dhe për të penguar depërtimin drejt banesave.

~tpz.al~