TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga dita e dielë e deri më tani, 500 banorë të qytetit të Krujës janë helmuar nga uji i pijshëm.
Përgjigjet e analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm në Krujë kanë rezultuar me prani të lartë streptokoku dhe esheria koli.
Si fillim u dyshua se prezenca e një stalle me lopë e ngritur afër depos së ujit ishte shkaku se përse uji i pijshëm kishte prani fekalesh dhe prej tyre u helmuan qytetarët e Krujës.
Grupi i xhirimit të Top Channel vajti në terren për të parë më nga afër se ku ndodhej stalla e gjësë së gjallë, aty ne gjetëm vetëm të zotët e stanit.
Nuri Kablli, pronari i stallës u shpreh “Unë i kam hequr lopët që në muajin maj, çfarë punë prishin lopët e mia ky stan ka qenë i ngritur që në fillim kur u ndërtua depoja e ujit dhe inxhinierët nuk kërkuan heqjen e stanit. Përse kërkojnë të më bëjnë fajtorë. Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Krujës helmon nga uji i pijshëm. Duhet të kuptoni që problemi vjen nga tubat e ujësjellësit. “