BALLKAN, 26 Tetor 2021, 09:22

‘Do të shpallim non grata dhjetë ambasadorë të perëndimit’, Erdogan tërhiqet nga vendimi

‘Do të shpallim non grata dhjetë ambasadorë të

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është tërhequr nga kërcënimi për shpalljen ‘non grata’ të dhjetë ambasadorëve perëndimorë.

Erdogan tha “ambasadorët janë tërhequr nga qëndrimet e tyre” dhe se “në të ardhmen do të jenë më të kujdesshëm”.

Kjo u lexua si një deklaratë që po tërhiqej nga vendimi i tij.

Në fundjavë Erdogan shkaktoi një skandal kur deklaroi, se dhjetë ambasadorë perëndimorë do t’i shpallë persona të padëshiruar – nga protestat kundër deklaratës së tyre të solidaritetit me sipërmarrësin dhe mbështetësin e kulturës Osman Kavala, që mbahet në burg. Me shpalljen e person ‘non grata’ zakonisht pason dëbimi i personave nga vendi.

Të prekur nga ky qëndrim ishin ndër të tjerë ambasadori gjerman Jürgen Schulz dhe kolegët e tij nga Franca, SHBA-ja dhe shtatë vende të tjera. 64-vjeçari Kavala ndodhet në arrest hetimor në Stamboll që nga viti 2017, ndonëse Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka udhëzuar më 2019 lirimin e tij.

Kavala është gjithashtu themeluesi i degës turke të fondacionit Shoqëria e Hapur të filantropit nga SHBA George Soros, i cili është në shënjestër prej shumë populistëve.

Para kësaj deklarate të Erdoganit, ambasadorët e prekur patën postuar në Twitter një deklaratë, sipas së cilës ata i përmbahen Konventës së Vjenës për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të vendit ku kryejnë shërbimin.

“Qëllimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë”, thanë ata.

Përfaqësia e SHBA-së në Turqi të hënën pasdite (25.10) publikoi në Twitter një deklaratë për respektimin e Konventës së Vjenës.

“Synimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë”, u shpreh më tej Erdogan. “Ne kishim për qëllim të mbronim të drejtat e sovranitetit të Turqisë”.

Të dhjetë ambasadorët përfaqësojnë aleatët e NATO-s, partnerët tregtarë dhe anëtarët e Bashkimit Evropian. Ankaraja është një vend kandidat për në BE, por bisedimet e anëtarësimit kanë qenë praktikisht të ngrira për vite me rradhë.

“Gjyqësori turk nuk merr urdhra nga askush dhe nuk është nën komandën e askujt”, tha Erdogan në komentet televizive.

“Qëllimi ynë nuk është absolutisht të krijojmë krizë, por të mbrojmë ligjin, nderin, interesat dhe të drejtat tona sovrane.”

Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit i Turqisë, paralajmëroi më vonë Ankaraja nuk do të përmbahej nga ndërmarrja e veprimeve të mëtejshme.