BALLKAN, 26 Tetor 2021, 10:19

Gucati e Nasim Haradinaj do të dalin sërish sot para Hagës

Gucati e Nasim Haradinaj do të dalin sërish sot para Hagës

Në Gjykatën Speciale vijon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Siç u tha edhe dje, Zenka Pumper është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokuronit të Specializuar dhe është dëgjuar të premten për ditën e katërt me radhë.

Dëshmia e saj nuk ka përfunduar dhe ajo do të vazhdoj sot.

Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020.