AKTUALITET, 24 Tetor 2021, 11:33

Vizita në Egjipt, kryeministri Rama takohet me kreun e parlamentit

Vizita në Egjipt, kryeministri Rama takohet me kreun e parlamentit

Gjatë vizitës që po zhvillon në Egjipt, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur në një takim nga kryetari i parlamentit, Hanafy El Gebaly.

Në bisedë Rama dhe El Gebaly kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Dje Edi Rama takoi kryeministrin e Egjiptit.

Në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, qeveria shqiptare e përfaqësuar nga ministrat Çuçi dhe Margariti nënshkruan tre marrëveshje që prekin kryesisht fushën e sigurisë dhe kulturës.

Gjatë takimeve në Egjipt, Rama u zotua se do të kujdeset personalisht për të vendosur një linjë fluturimi të drejtpërdrejtë Kajro-Tiranë.