AKTUALITET, 24 Tetor 2021, 08:57

Kolumbia arreston mbretin e kokainës, drejtonte “Clan del Golfo”

Kolumbia arreston mbretin e kokainës, drejtonte “Clan del

Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi, Dairo Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, është arrestuar në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi qeveria kolumbiane.

“Urime forcave të sigurisë për arrestimin në Nekokli të Dairo Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, udhëheqësi i “Clan del Golfo” tha Emilio Archila, këshilltari i Presidentit Ivan Duque.

“Clan del Golfo” është karteli më i fuqishëm i trafikut të drogës në Kolumbi, eksportuesi më i madh i kokainës në botë.

Arrestimi i “Otoniel” është goditja më e madhe që qeveria kolumbiane i ka dhënë krimit të organizuar në vend.

SHBA dha 5 milionë dollarë shpërblim për “kokën” e tij. Ai u arrestua një nga bastionet kryesore të “Clan del Golfo”, pranë kufirit me Panamanë.