TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz një biznesmen i njohur në Fier, Demir Backa 57-vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 pranë ish QTU-së në këtë qytet.
Persona të paidentifikuar e qëlluan Demir Backën me kallashnikov duke i shkaktuar plagë të renda. Për pasojë ai ndërroi jetë në spital. 57-vjeçari është një emër i njohur në Fier, pasi është pronar i lokalit “Piazza” në qendër të qytetit.

Por si u ekzekutua?
Në momentin e atentatit viktima ndodhej në makinën e tij tip “Audi” kur është përballur me një makinë tip “Benz” nga e cila e qëlluan me breshëri plumbash.
Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu gjetën në fshatin Daullas të djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se u përket autorëve, që dyshohet se janë larguar drejt Vlorës, raporton Abc News.
Ndërkohë policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit për të bërë të mundur kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi atentati për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.