AKTUALITET, 23 Tetor 2021, 22:06

Atentati në Fier, reagon policia: Si u vra 57-vjeçari

Atentati në Fier, reagon policia: Si u vra 57-vjeçari

57-vjeçari i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e sotme në zonën e Fierit, ka ndërruar jetë në spital disa minuta pas ngjarjes.

Mësohet se i vrarë ka mbetur 57-vjeçari Demir Backa. Disa minuta pas ngjarjes, një makinë është gjetur e djegur në zonën e Bypassit të këtij qyteti.

Ndërkohë policia e Fierit ka dhënë edhe deklaratën zyrtare për ngjarjen e ndodhur sot në Fier.

Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.