AKTUALITET, 21 Tetor 2021, 09:46

Propozimi i PD për ‘vettingun e politikanëve’/ Dashamir Shehi: Të nisë nga Basha…

Propozimi i PD për ‘vettingun e politikanëve’/ Dashamir

Aleati i PD, dhe njëkohësisht Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar vettingun e politikanëve,  duke deklaruar se ky proces duhet të nisë nga Basha.

Në studion e “Open”, ndryshe nga Basha, Shehi ka lobuar në ngritjen e strukturave të posaçme, sepse sipas tij po ngarkohen strukturat hetimore.

Më tej ai ka shtuar se shqiptarët tashmë janë në dijeni mbi zyrtarët politikë, të cilët janë të korruptuar.

“Shqiptarët tashmë e dinë kush janë të korruptuarit. Disa në këtë proces mund të certifikohen si të pakorruptuar”, theksoi kreu i LZHK-së.