AKTUALITET, 21 Tetor 2021, 09:40

Grida Duma: Basha ka përgjegjësinë absolute të mos hap “betejën” ndaj Berishës

Grida Duma: Basha ka përgjegjësinë absolute të mos hap

Duke prekur çështjen e Sali Berishës, dhe faktin se si do duhej të sillej në këtë histori kreu i PD, Lulzim Basha, deputetja e kësaj partie, Grida Duma, e ftuar në “Arnautistan” në MCN TV, tha se Basha e ka përgjegjësinë që të mos e hap këtë “betejë” ndaj Berishës.

“Është parandalimi i një dëmi të madh, unë  e shoh kështu që këtu Basha, e ka përgjegjësinë që të mos hapi në betejë ndaj Berishës, e cila nuk është as e nevojshme as maturë politike, sikur të bënte këtë do të ishte një batërdi e vërtetë.

Duma tha se në këtë rast ka preferuar të hesht dhe të mos përfshihet në një bisedë e cila ul standardin total të familjes së saj politike.“Unë kurrë nuk do të përfshihem në një bisedë e cila ul standardin e familjes time politike, kush do ta bëj, kjo është zgjedhje, por jo e suksesshme”.

~tpz.al~