AKTUALITET, 21 Tetor 2021, 08:43

Nisin reshjet! Diell në mëngjes, temperaturat do të zbresin deri në 4°C

Nisin reshjet! Diell në mëngjes, temperaturat do të zbresin deri

Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata lokale.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1 deri 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.