AKTUALITET, 20 Tetor 2021, 18:49

Ndryshime në qeveri/ Rama emëron zëvendësministren e re të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ja vendimi

Ndryshime në qeveri/ Rama emëron zëvendësministren e re

Enkelejda Muçaj është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Vendimi është publikuar në faqen online të Kryeministrisë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.