TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Chelsea është në krye të klasifikimit të kampionatit anglez, megjithatë Romelu Lukaku nuk shënon prej gjashtë ndeshjesh dhe kaq ka mjaftuar që ndaj sulmuesit belg të shpërthejnë kritikat.
I fundit që ka folur për këtë çështje, ka qenë vetë trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, që në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Malmoes në Ligën e kampionëve, u ndal edhe te momenti negativ që po kalon sulmuesi kryesor i “bluve” të Londrës.
“Romelu është i lodhur, pasi ka luajtur shumë ndeshje në verë me Belgjikën dhe tani në Ligën e Kombeve. Ai i përjeton shumë ndeshjet me kombëtaren dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, e lodhin jo pak mendërisht. Megjithatë edhe shokët e tij të skuadrës duhet të ambientohen me faktin që e kanë në ekip. Nuk jam i shqetësuar për momentin e tij, pasi shumë shpejt do të vijnë edhe golat. Për momentin kënaqem me atë që bën në fushën e lojës”, deklaroi Tuchel.
Lukaku e nisi aventurën e tij te Chelsea me një gol ndaj Arsenalit, një dopietë ndaj Aston Villës dhe më pas një tjetër gol ndaj Zenitit në Ligën e Kampionëve, por vetëm kaq, pasi tashmë prej më shumë se një muaji nuk e dërgon dot topin në rrjetë.