AKTUALITET, 21 Tetor 2021, 10:32

Dhunohet kryetari i Bashkisë së Selenicës, prangoset autori i dyshuar

Dhunohet kryetari i Bashkisë së Selenicës, prangoset autori i

Pëllumb Binaj, kryetari i Bashkisë Selenicë është dhunuar.

Mësohet se Binaj është dhunuar nga një 57-vjeçar me inicialet P.B.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen “Lirim”, Vlorë, pas një konflikti që të dy kanë pasur për shkak të detyrës së Binajt. Autori është vënë në pranga ndërkohë që rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.