BALLKAN, 17 Tetor 2021, 08:46

Edhe Maqedonia e Veriut zhvillon sot zgjedhjet lokale, qytetarët do të votojnë për krerët e komunave

Edhe Maqedonia e Veriut zhvillon sot zgjedhjet lokale, qytetarët do të

Ashtu si në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut ka filluar votimi. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00, ndërkaq do të mbyllen në ora 19:00.

Nëse votimi ndërpritet më gjatë se një orë, atëherë do të vazhdojë për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, por jo më gjatë se tre orë.

Në orën 19:00 vendvotimet mbyllen. Procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor, komisioni zgjedhor i dorëzon në Komisionin Komunal Zgjedhor, në Komisionin Zgjedhor në Qytetin e Shkupi në afat prej pesë orësh nga përfundimi.

Veçantia e këtyre zgjedhjeve është se votuesit do të identifikohen me aparate biometrie. Këto janë zgjedhjet e shtata komunale në Maqedoninë e Veriut.