TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur ditën e sotme procesin e verifikimit paszgjedhor, ku do të bëhet rinumërimi i 10% të kutive të zgjedhjeve të 25 Prillit.
Ky veprim vjen pas miratimit të projektvendimit në KQZ më datën 7 tetor, i cili vendosi hapjen e 519 kutive të votimit.
Procesi i verifikimit konstaton në këqyrjen e fletëve të votimit për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve.
Konkretisht do të bëhet kryqëzimi i të dhënave të fletëve të votimit me ato të pajisjes së identifikimit biometrik. Në rast se do të ketë mospërputhje, materialet do të referohen në prokurori për verifikime të mëtejshme.
Numërimi i 10% të qendrave të votimit ndoshta mund t’i japë përgjigje edhe faktit se cila ishte arsyeja e numrit të lartë, prej 83 mijë votash të pavlefshme në zgjedhje.
Qëllimi i rinumërimit sipas KQZ-së, nuk është për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve por për të identifikuar problematikat që u hasën më 25 Prill, me qëllim për t’i përmirësuar në të ardhmen.