AKTUALITET, 16 Tetor 2021, 11:17

Ndarja nga jeta e gazetarit të njohur, reagon Meta: Trishtim, do të kujtohet si lektor i brezave të ardhshëm

Ndarja nga jeta e gazetarit të njohur, reagon Meta: Trishtim, do të

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena duke theksuar se do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë.

“Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!

Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion. Të prehet në paqe” shkruan Meta.

~tpz.al~