TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tarifat për rinovimin e lejeve të drejtimit do të pësojnë ulje. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë tha se duke filluar nga nëntori, aplpikantët për rinovimin e lejeve të drejtimit do ta marrin atë me çmim më të lirë.
Nga 3500 lekë do të bëhet 2000 lekë.
LAJM I MIRË nga DPSHTRR. Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.
Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%
Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa.
#VëmendjaTeQytetarët #RisiLehtësi
#SkaKohëPërPushim”, -shkruan Rama.