AKTUALITET, 16 Tetor 2021, 17:55

Merr flakë një makinë në autostradën Tiranë-Durrës, nuk ka të lënduar

Merr flakë një makinë në autostradën

Një makinë është përfshirë në flakë në autostradën Tiranë Durrës. Nga policia mësohet se një mjet tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K. ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nga incidenti nuk ka të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës.

~tpz.al~