AKTUALITET, 16 Tetor 2021, 14:53

Tropojë/ Plagoset me thikë një 27-vjeçar, policia arreston autorin e dyshuar

Tropojë/ Plagoset me thikë një 27-vjeçar, policia arreston

Një konflikt i çastit për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 27-vjeçari këtë të shtunë në qytetin e Bajram–Currit.

Policia e Tropojës bën me dije se autori që u vu në pranga është shtetasi me inicialet B. M., 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi.

Sipas bluve, “ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gri”.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.