TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas zjarreve që shkrumbuan mijëra hektarë tokë, Greqia përballet me përmbytje masive. Për të dytën ditë radhazi, stuhia e pagëzuar me emrin “Balos” solli reshje të dendura në ishullin e Korfuzit, dhe probleme serioze në rajonin e Atikës, duke përmbytur banesat, shkollat dhe rrugët.
Mijëra qytetarë mbetën të bllokuar në automjetet e tyre dhe autobusë, për disa orë me radhë. Autoritet në Korfuz shpallën gjendjen e emergjencës.
“Kaosi tregoi edhe një herë se sa i pambrojtur është kryeqyteti përballë motit të keq”, shkruajnë mediat lokale.
Sasia e pazakontë e reshjeve dhe infrastruktura problematike e Athinës, çuan në paralizë qarkullimin në arteriet kryesore rreth vendit. Linja hekurudhore Kifissia-Pireus, u nda në dysh për shkak të grumbullimit të ujit, e po ashtu shërbimet e tramit dhe autobusëve patën një sërë problemesh.
Pamjet e një autobusi të zhytur thuajse plotësisht në ujë në një nënkalim, po bëjnë xhiron e rrjetit, ku pasagjerët u detyruan të formonin një zinxhir njerëzor për të mundësuar evakuimin.