BALLKAN, 13 Tetor 2021, 23:30

Zjarr i madh në një restorant në ishullin e VIP-ave në Greqi, shpërthejnë disa bombola gazi, flakët dëmtojnë dhe makinat jashtë

Zjarr i madh në një restorant në ishullin e VIP-ave në

Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë mbrëmje në një restorant në Ornos, Mykonos. Konkretisht, zjarri shpërtheu në restorantin “Progress” në zonën Korfos ku për disa orë mbizotëronte paniku dhe një re e madhe tymi mbuloi zonën.

Zjarrfikës të shumta shkuan në zonë për të shuar flakët, ndërsa raportohet se nga zjarri pati edhe disa shpërthime të bombolave të gazit që ishin brenda restorantit.

Siç shihet nga pamjet, zjarri mori përmasa të mëdha dhe u përhap edhe në makinat jashtë restorantit.

~tpz.al~